Beteja jonë do rrëzojë regjimin e Edi Ramës, deklaron kryedemokrati Basha

Nga Exit News
Beteja jonë do rrëzojë regjimin e Edi Ramës, deklaron kryedemokrati Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, PD Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e tij për të luftuar deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Në një deklaratë për median, më 4 maj, Basha e quajti 25 prillin “masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD, por qytetarët”.

“Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir NDraxhi i Avdylajve. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës”, pyeti Basha, duke nënkuptuar lidhjet e tyre me krimin.

Ai deklaroi se PD zgjoi shpresën e besimin në vend pavarësisht “rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit”.

Kryedemokrati u shpreh se do të “vijojmë mbledhjen e faktimin”, e prekjes së votës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>