Tre anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi u betuan ditën e enjte para Presidentit të Republikës.
Tre prokurorët u emëruan të martën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Dy prej prokurorëve Prençi dhe Mara u transferuan në dhjetor 2019 nga KLP-ja përkohësisht në SPAK, për shkak të volumit të madh të çështjeve. Me betimin, para Presidentit këta dy prokurorë nisin mandatin e plotë 9-vjeçar në SPAK.
Me emërimin e tre anëtarëve të rinj, numri i prokurorvë pranë SPAK shkon në 11.