
Ramazan Gjuzi, deputeti më i ri i kuvendit, u betua sot gjatë seacës plenare. Gjuzi ishte kandidati i fundit në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai bënte pjesë në listën e qarkun të Tiranës.
Në total, 17 kandidatë nga listat e LSI-së kanë pranuar mandatin e deputetit. Bashkë me Lefter Kokën, deputetin që nuk pranoi të dorëzojë mandatin, numri i deputetëve të LSI-së është 18.
Aktualisht kuvendi ka 122 deputetë nga 140 që parashikon kushtetuta.