Betonizohet bregdeti i jugut, rezort dhe në Kakome

Nga Exit News
Betonizohet bregdeti i jugut, rezort dhe në Kakome

Kryeministri Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 9 leje ndërtimi për rezorte turistike dhe hotele në bregdetin e jugut, duke lejuar vazhdimin e betonizimit të jugut.

Një prej lejeve parashikon dhe betonizimin e gjirit të Kakomes, ku deri më tani nuk ka ndërtime dhe është një gji i paprekur. Aktulisht gjiri i Kakomes mund të vizitohet vetëm përmes gomoneve, skafeve ose mjeteve të tjera lundruese. Gjithashtu, leje ndërtimi ka marrë edhe ish-deputeti Artan Gaçi për ndërtimin e një kompleksi turistik në Dhërmi.

Kështu, në mbledhjen e fundit të KKT-së, qeveria ka miratuar ndërtimin e:

Një rezort turistik në Kakome, quajtur ‘Kakome Bay Resort’ nga kompania AgiKons shpk.

Një rezort në Jal, i quajtur ‘Jala Resort Kepi i Lerës’ nga kompania RDA Petrol sha.

Kompleks turistik ‘Dreamades Luxury Suits’ në Dhërmi nga kompania ‘AG. TCC’ shpk, në pronësi të ish-deputetit socialist Artan Gaçi.

Hotel në Dhërmi me emrin ‘Ionian Hotel’ nga Zaharia Duni.

Dy hotele në Dhërmi nga kompania Rinia 04 shpk.

Hotel në Himarë nga kompania Bega-07 shpk.

Hotel në Orikum nga zhvilluesi Adrian Resuli.

Kompleks vilash në Sarandë nga kompania DAED shpk.

Hotel në Palasë nga kompania Aqua Marin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme