Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeminsitri britanik, Boris Johnson duket se kanë diferenca në mendime kur bëhet fjalë për origjinën e kroonavirusit.
Biden citohet nga The Guardian duke thënë se nuk e përjashtonte mundësinë që virusi të ishte krijuar në laborator dhe se do të priste përfundimet e agjensive të inteligjencës.
Ai shtoi se në Samitin e G7 u diskutua nëse kishte një bazë në të drejtën ndërkombëtare për të patur trasparencë në lidhje me rastin.
Johnson, nga ana tjetër, u shpreh se të dhënat tregojnë që kjo ishte një sëmundje me origjinë zoonotike dhe jo me prejardhja nga laboratori. Për kujdes ai shtoi se, gjithsesi, çdo njeri i arsyeshëm duhet të qëndrojë mendjehapur.
Johnson shprehu në fakt shqetësim për disa praktika blektorale në Azi të lidhura me kafshët e egra, të cilat sipas do të vazhdojnë të përbëjnë rrezik.
Në këtë aspekt, të dy liderat mbështetën marrjen e një roli më të madh nga ana e OBSH-së për hetimin e origjinës së sëmundjeve, menjëherë pas raportimit të rasteve të para.
Teoria e laboratorit mbi origjinnën e virusit u rikthye fuqishëm në fund të majit pas deklaratave të këshilltarit të Presidentit, Dr. Fauci, i cili kërkoi që Kina të dorëzonte të dhëna që kishin të bënin me 3 shkencëtar të sëmurë pas vizitës në një shpellë lakuriqësh nate.
“Është plotësisht e mundshme që origjina e Covid-19 ishte në atë shpellë, por mund të ketë nisur të përhapet natyrshëm ose nga laboratori”, u shpreh Fauci.
Biden i kërkoi komunitetit të inteligjencës të shtonte përpjekjet për të gjetur origjinën e virusit në tre muajt e ardhshëm.
Kina e ka hedhur poshtë plotësisht teorinë e daljes së virusit nga laboratori dhe në vend të kësaj ka akuzuar SHBA-të për komplote dhe politizim të pandemisë për të larguar vëmendjen nga nivelet e larta të vdekjeve atje.
Teoria e origjinës natyrore u mbështet nga një ekip ekspertësh i OBSH-së, të cilët thanë sevirusi u shfaq te lakuriqët e natës më pas kaloi tek njerëzit, me gjasa përmes një kafshe ndërmjetësuese.