Biden dhe Putin do të takohen në Gjenevë në 16 qershor

Nga Exit News
Biden dhe Putin do të takohen në Gjenevë në 16 qershor

Shtepia e Bardhë bëri me dije të martën se pridenti i SHBA-ve, Joe Biden do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës në 16 qershor.

“Udhëheqësit do të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi,” shkruhet në njoftimin për shtyp.

Lajmi u konfimua edhe nga zyra e shtypit të Kremlinit.

“Marrëdhëniet dypalëshe, stabiliteti strategjik, zgjidhja e konflikteve rajonale dhe bashkëpunimi kundër pandemisë do të jenë mes temave që Presidentët rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Joe Biden, planifikojnë të diskutojnë gjatë takimit të tyre në Gjenevë në 16 qershor”, lexon deklarata.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve morën krisje pas një raporti të inteligjencës amerikanë në mars, i cili implikonte përfshirjen direkte të presidentit rus Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë.

Më pas, situata u tensionua kur presidenti amerikan Biden e quajti homologun rus “një vrasës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>