Biden do të takohet me Macronin në tetor

Biden do të takohet me Macronin në tetor

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen në Evropë në tetor.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë pas një telefonate mes dy udhëheqësve  të mërkurën.

Po ashtu, Macron do të rikthejë ambasadorin francez në Uashington javën e ardhshme “për të filluar punë intensive me zyrtarë të lartë amerikanë,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i Francës për tërheqjen e ambasadorit nga SHBA-ja erdhi në shenjë proteste për negocimin e një pakti sigurie në fshehtësi nga kjo e fundit me Australinë dhe Britaninë, që i kushtoi Parisit një marrëveshje fitimprurëse të mbrojtjes.

Më herët të martën, Gjermania dhe BE-ja hodhën mbështetjen pas Francës, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin thyer besimin e aleatëve.

Marrëveshja e re trepalëshe e ka futur Uashingtonin në një krizë diplomatike të papreçedentë me Francën, e cila rrezikon të dëmtojë raportet me aleatët evropian.

Pas telefonatës, Parisi tha se Uashingtoni ishte angazhuar për të rritjen e mbështetjes për operacionet evropiane kundër terrorizmit në Sahel, në një përpjekje për të riparuar raportet mes palëve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>