Biden fal $55 milionë kredi studentore

Nga Exit News
Biden fal $55 milionë kredi studentore

Qeveria amerikane ka anulluar 55.6 milion dollarë kredi studentore për 1800 studentet e mashtruar nga disa kolegje fitimprurese, njoftoi të premten Departamenti i Arsimit, sipas Axios.com.

1,800 studentë të Westwood College, Shkolal e Arteve Marinello,  Instituti Teknik ITT, Kolegjet Korintiane dhe Instituti për Raportimet Gjyqësore nuk do të paguajnë këstet e kredisë.

53 milion dollarë do të shkojnë për huamarrësit e Westwood College, i cili u mbyll në 2015.  2.2 milion dollarë do të shkojnë për  studentë nga Marinello dhe 340,000 dollarë borxh për 18 studentët e Institutit të Raportimit të Gjykatës.

Sekretari i Arsimit Miguel Cardona tha në një deklaratë se departamenti do të “vazhdojë të bëjë pjesën e tij për të shqyrtuar dhe miratuar pretendimet e mbrojtjes së huamarrësve, shpejt dhe në mënyrë të drejtë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme