Joe Biden ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidetit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi falënderoi të pranishmit në inaugurim, Biden tha: “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. ”
Presidenti iu referua sulmit ndaj Kapitolit dy javë më parë, duke thënë se ai nxorri në pah se sa vlerë ka demokracia amerikane.
“Ne kemi mësuar përsëri që demokracia është e çmuar, dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka prevaluar”, tha presidenti.
Biden tha se kombi “duhet të përballet” me idologjinë e “supermacisë së bardhë”, ndoshta duke u bërë presidenti i parë që shqipton këtë frazë në një fjalim inaugurues.
“Ëndëra e drejtësisë për të gjithë nuk do të shtyhet më,” tha ai.
Biden gjithashtu i bëri thirrje kombit të unifikohet pas presidencës përçarëse të Donald Trump.
“Ky është momenti ynë historik i krizës dhe sfidës dhe uniteti është rruga përpara”, tha presidenti.
Joe Biden argumentoi se uniteti ishte rruga e vetme e suksesit për vendin.
“Unë e di që të folurit për unitetin mund të tingëllojë për disa si një marrëzi këto ditë. Unë e di që forcat që na ndajnë janë të thella dhe ato janë reale. Unë gjithashtu e di se ato nuk janë të reja,”, tha presidenti në fjalën e tij përuruese duke nënvizuar se “uniteti është rruga përpara”.
Biden e përshkroi historinë e Amerikës si një “luftë të vazhdueshme” midis idealeve të deklaruara të vendit dhe realitetit të jetuar.
Presidenti më pas tha se Kamala Harris ishte betuar si zv/presidente, një tregues se sa ndryshime pozitive mund të arrijë kombi.
“Mos më thoni që gjërat nuk mund të ndryshojnë”, shtoi Biden.
Joe Biden gjithashtu përdori fjalimin e tij përurues për të bërë një premtim për aleatët e vendit.
“Ne do të riparojmë aleancat tona dhe do të angazhohemi me botën edhe një herë, jo për të përmbushur sfidat e djeshme, por sfidat e sotme dhe të nesërme”, tha presidenti i ri.