Biden i bën thirrje Serbisë të njohë Kosovën

Nga Exit News
Biden i bën thirrje Serbisë të njohë Kosovën

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka kërkuar Serbisë që të njohë Kosovën.

Në një letër drejtuar Presidentit Serb Aleksandar Vuçiç të premten, Biden uroi Serbinë për ditën e saj kombëtare në 15 Shkurt.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të bëni hapat e fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë,” shkroi Biden në letër botuar nga media serbe dhe shqiptare të dielën.

Si reagim ndaj mesazhit, Vuçiç u tha gazetarëve se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën por ajo nuk do ta njohë atë, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ai tha se kjo kërkesë është një politikë e re nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk gjendet në asnjë dokument ndërkombëtar dhe të cilën ai e respekton, sikurse respekton edhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës që kundërshtojnë të njohin Kosovën.

Vuçiç u zotua të mos nënshkruajë asnjë dokument që njeh Kosovën.

Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.

Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.

biden letter serbia kosovo vucic
biden letter serbia kosovo vucic

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>