Biden i kërkon Britanisë respektimin e marrëveshjes me Irlandën e Veriut

Nga Exit News
Biden i kërkon Britanisë respektimin e marrëveshjes me Irlandën e Veriut

Presindeti amerikan, Joe Biden në një takim me kryeminsitrin britanik, Boris Johnson citohet nga Reuters se ka paralajmëruar këtë të fundit për shkeljen e paqes së Të Premtes së Mirë me Irlandën e Veriut.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të vitit 1998, që erdhi pas 3 dekadash konflikti të përgjakur mes katolikëve  dhe protestantëve të Irlandës së Veriut nprotestantëve lidhje me çështjen e bashkimit me Britaninë.

Aktualisht, Britania ka një mosmarrëveshje me BE-në pasi refuzon të zbatojë protokollin e veçantë të Brexit, në lidhje me detyrimin për kontrollin e të mirave britanike që hyjnë në Irlandën e Veriut.

Kjo për shkak se vendi ndan një kufi me Irlandën, që ende është pjesë e Bllokut.

Britania ka refuzuar në mënyrë të njëanëshme zbatimin e protokollit, pasi pretendon se po vendoset një kufi me Irlandën e Veriut.

SHBA-të janë të shqetësuara se mosmarrëveshja rrezikon paqen e 1998, investim i rëndësishëm amerikan. Ndërkohë, Britania pretendon se marrëveshja nuk përputhet me protokollin e Brexit dhe bisedimet me BE-në nuk kanë ecur.

Në këtë kuptim, paralajmërimi i Biden është një sinjal se administrata e tij do ta ndjek nga afër këtë problem.

Biden gjendet në Evropë qysh nga e mërkura në një tur që do ta cojë nga Samiti i G7, në takim me Mbrëtëreshën Elisabeta II, Samitin e Brukselit dhe do të mbyllet në Gjenevë me takimin me homolohun rus, Vladimir Putin.

Turi shihet si përpjekje për të riparuar lidhjet euroatlantike me bllokun perëndimor, pasi administrata e mëparshme zgjodhi rugën e përplasjeve tregëtare me BE-në. Kjo lëvizje ka si synim edhe të kundërpeshojë ndikimin në rritje të vendeve si Rusia dhe Kina.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>