Kandidati demokrat Joe Biden kryeson mbi presidentin Donald Trump në Miçigan. Ndërsa janë njësoj në Karolinën e Veriut, sipas sondazhit të kryer nga Reuters dhe IPSOS, të martën.
Sondazhi intervistoi online votues në 6 shtete të SHBA-ve, Uinskonsi, Pensilvania, Miçigam, Karolina e Veriut, Florida dhe Arizona, ët cilat do të luajnë një rol kritik në përcaktimin e fituesit.
Reuters ka gjetur edhe se si kanë votuar, votuesit që e kanë hedhur votën përpara 3 nentorit:
Në shtetin e Miçigamit, Biden kryeson me 52% ndërsa Trump me 43%.
Në Karolinën e Veriut Biden kryeson me 49% dhe Trump me 48%.
Në Uinskonsi Binden kryeson me 53% dhe Trump me 44%.
Në Pensilvani 50 % kanë zgjedhur Biden dhe 45% kanë zgjedhur Trump.
Në Florida, për Biden votojnë 50%, ndërsa për Trumpin 46%.
Në Arizona 49% do të votojnë për Biden dhe 46% për Trumpin.