
Kandidati demokrat për president Joe Biden e kaloi me 917 vota presidentit Trump në Xhorxhia.
Por gara ende nuk ka mbaruar. Biden duhet të fitojë Arizonën, Karolinën e Veriut, Nevadën dhe Xhorxhian ose të fitojë Pensilvaninë për tu shpallur President.
Nëse Biden merr vendet e mësipërme presidenca e tij nuk rrezikohet më nga paditë e ngritura nga Presidenti Trump për rinumërim, ndalim të numërimit ose mos numërimin e votave të dërguara me postë më vonë se mbyllja e qendrave fizike të votimit.
Sipas Associated Press gara mes dy kandidatëve është:
Pensilavania: Trump kryeson me 19 mijë vota më shumë se Biden. Ndërkohë pritet të numërohet qindar mijëra vota të hedhura me postë.
Xhorxhia: Biden kryeson me 917 vota. Ky shtet do të shkojë në rinumërim pavarësisht rezultatit.
Karolina e Veriu: Trump kryeson me 76 mijë vota, por ende nuk ka përfunduar numërimi. 116 mijë vota me postë duhet të numërohen.
Nevada: Biden kryeson me 11 mijë vota, por ende nuk ka mbaruar numërimi.