Biden lehtësime për familjet e emigrantëve të diskriminuar nga administrata e Trump

Nga Exit News
Biden lehtësime për familjet e emigrantëve të diskriminuar nga administrata e Trump

Familjet e emigrantëve do të kenë më shumë lehtësime nën administratën e  Joe Biden.

SHBA do të paguajë për transportin, kujdesin shëndetësor, shërbimet ligjore dhe shërbimet e karrierës dhe arsimit për emigrantët.

Gjatë administratës së Tump ata ishin lënë mënjanë nën strategjinë e kufirit “toleranca zero” të Trump, tha të hënën Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA(DHS).

Administrata e Biden do të konsiderojë gjithashtu kthimin në SHBA të prindërve të dëbuar, me synim bashkimin e familjeve.

“Ne jemi duke përkushtuar burimet tona në të gjithë Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe qeverinë federale dhe duke sjellë peshën tonë të plotë për të ribashkuar fëmijët që ishin ndarë mizorisht nga prindërit e tyre,” tha Sekretari i DHS Alejandro Mayorkas në një deklaratë me shkrim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>