Biden ndryshon argument: Do t’i kisha tërhequr trupat nga Afganistani edhe pa marrëveshjen e Trump-it

Nga Exit News
Biden ndryshon argument: Do t’i kisha tërhequr trupat nga Afganistani edhe pa marrëveshjen e Trump-it

Në një intervistë të re për ABC Neës të enjten, presidenti amerikan Biden ka pohuar se do t’i tërhiqte trupat ushtarake nga Afganistani, pavarësisht nëse ekzistonte apo jo marrëveshja me talebanët e nënshkruar nga administrata e presidentit të mëparshëm Trump.

“Do të kisha provuar të kuptoja se si t’i tërhiqja ato trupa, po,” u shpreh Biden.

Më herët, Biden dhe këshilltarët e tij janë justifikuar se tërheqja e plotë e trupave nga Afganistani erdhi pas marrëveshjes së epokës së Trump-e nënshkruar shkurtin e kaluar në Doha, – dhe se Shtëpia e Bardhë i kishte duart të lidhura.

Kjo marrëveshje parashikonte tërheqjen graduale të trupave amerikane deri në maj të këtij viti dhe gjithashtu që talebanët nuk do të sulmonin deri në tërheqjen përfundimtare të ushtrisë dhe stafit.

Pastaj presidenti iu rikthye argumentit se kishte një afat tërheqje deri në 1 maj ose përndryshe duhet të dërgonte trupa shtesë në Afganistan.

Por ai u përballë këtë javë me kritika të dyfishta, si nga demokratët e tij dhe republikanët se nuk ishte përgatitur për evakuimin e forcave amerikane dhe përparimin e talebanëve.

Përsa i përket kësaj të fundit, Biden këmbëngul se nuk ka qënë çështje përgatitje dhe madje, shtoi se kaosi i tërheqjes ishte i pashmangshëm.

“Jo, nuk mendoj se mund të ishte trajtuar në atë mënyrë – ne do të kthehemi prapa dhe do të shikojmë, por ideja se në një farë mënyre ka një mënyrë për të dalë pa pasur kaos, nuk e bëj e di se si ndodh kjo,” deklaroi Biden.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>