Biden njofton fjalim për situatën në Afganistan

Nga Exit News
Biden njofton fjalim për situatën në Afganistan

Presidenti Joe Biden, përmes një postimi në rrjetin Twitter, njoftoi të hënën se do të mbante një fjalim para popullit amerikan mbi situatën në Afganistan.

“Do t’i drejtohem kombit për Afganistanin në orën 3:45 pasdite ET sot”, shkruan Biden.

Fjalimi me kohën tonë do të mbahet rreth orës 22.00 të mbrëmjes.

Biden do t’i drejtohet publikut amerikan një ditë pas marrjes së kryeqytetit Kabul të Afganistanit nga forcat talebane dhe fillimit të evakuimit të personelit të aleatëve të NATO-s.

Ndërkohë që pamje nga aeroporti i kryeqytetit treguan mijra afgan të dëshpëruar për të lënë vendin, nga frika e hakmarrjes nga regjimi i ri.

Mëngjesin e së hënën Departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-të do të dërgonin 6000 trupa shtesë në Afganistan për të mundësuar largimin e sigurtë të diplomatëve, punonjësve local të vendeve të huaja, dhe afganët që janë në rrezik nga talibanët.

Biden është përballur me kriticizëm në rritje ditët e fundit, si nga krahu i demokratëve të tij, ashtu edhe nga ana e republikanëve për mënyrën se si menaxhoi tërheqjen e trupave nga Afganistani.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>