Biden nuk pranon të shtyjë afatin e evakuimeve nga Afganistani

Nga Exit News
Biden nuk pranon të shtyjë afatin e evakuimeve nga Afganistani

Presidenti Joe Biden nuk ka pranuar të shtyjë afatin e evakuimeve nga Afganistani përtej datës 31 gusht.

Burime për Reuters thonë se presidenti ka vendosur t’i përmbahet një rekomandimi të Pentagonit për të hequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 31 gusht.

Biden dërgoi mijëra trupa amerikane në aeroportin e Kabulit pasi talebanët pushtuan qytetin dhe pjesën më të madhe të vendit më pak se dy javë më parë.

Gati 6 000 trupa amerikane po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe afganët në rrezik dhe për të mbrojtur aeroportin në mënyrë që vendet e tjera të mund të evakuojnë edhe qytetarët e tyre.

Pentagoni bëri rekomandimin që Biden t’i përmbahet datës 31 gusht të hënën.

Rekomandimi i Pentagonit pasqyron shqetësimet në rritje të sigurisë në aeroportin e Kabulit, ku qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik po evakuohen.

Dy zyrtarë amerikanë, thanë se po rritej shqetësimi për shpërthimet vetëvrasëse të militantëve të Shtetit Islamik në aeroport.

Një zyrtar tha se nuk ishte më çështje nëse, por kur, militantët do të sulmonin dhe përparësia ishte të evakuohemi para se të ndodhte.

Pentagoni më herët tha se ishte i sigurt se ushtria mund të evakuojë të gjithë amerikanët që duan të largohen. Por e njejta gjë nuk është e sigurt për dhjetëra mijëra afganë, bashkëpunëtorë të vendeve perëndimore të cilët janë në rrezik.

Talebanët thanë të martën se ata donin që të gjitha evakuimet të përfundonin deri më 31 gusht dhe ata nuk do të binin dakord për një zgjatje të afatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>