Biden për sulmuesit e Kapitolit: Nuk janë protestues, por terroristë vendas

Nga Exit News
Biden për sulmuesit e Kapitolit: Nuk janë protestues, por terroristë vendas

Joe Biden, presidenti i zgjedhur amerikan, e ka quajtur 6 janarin dhe ngjarjet e dhunshme në godinën e Kapitolit si ‘një nga ditët më të errëta të historisë së Amerikës’ dhe fajësoi Donald Trumpin për këtë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, nga Delaware, Biden i quajti protestuesit e dhunshëm ‘terroristë vendas’:

“Nuk ishte protestë. Mos i quani ata protestues. Ata ishin një turmë që shkaktoi traziram kryengritë, terroristë vendas.’

Ai dënoi “sulmin e paprecedent” mbi demokracinë amerikane dje, teksa mbështetësit e Trumpit hynë me dhunë dhe sulmuan Kapitolin.

Por ai shtoi se për fat të keq, ngjarja ishte shumë e parashikueshme, duke pasur parasysh sulmet e Donald Trumpit ndaj demokracisë gjatë gjithë qeverisjes së tij.

Biden kritikoi edhe autoritetet, duke thënë se u janë përgjigjur më butë protestuesve pro-Trumpit sesa protestuesve të “Black Lives Matter”.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi mbështetësit e Trampit hynë me dhunë në ndërtesën e Kapitolit në Uashington, teksa kongresi po certifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Nga përplasja me policinë katër persona humbën jetën.

Më herët Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it përmes amendamentit 25.

Lajme te ngjashme