Biden premton kundërpërgjigje për sulmet në Kabul

Biden premton kundërpërgjigje për sulmet në Kabul

Presidenti amerikan Joe Biden, në një konferencë për shtyp në lidhje me dy sulmet kamikaze të enjten në Kabul premtoi kundërpërgjigje ndaj organizatorëve.

“Ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjurmojmë dhe do t’ju bëjmë të paguani,” citohet Biden në një raportim të Reuters .

Sulmet shkaktuan 60 viktima, prej të cilëve 12 ushtar amerikan, si dhe mbi 140 të plagosur, duke vështirësuar edhe më tej situatën e sigurisë në Afganistan.

Përgjegjësinë mbi sulmet e mori një filial i militantëve të Shtetit Islamik, Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K), që kanë luftuar me herët në Siri dhe Irak kundër amerikanëve.

Biden shtoi se ai kishte urdhëruar komandantët ushtarakë amerikanë të zhvillonin plane operacionale për të goditur asetet, udhëheqjen dhe objektet në zotërim të ISIS-K.

“Do të gjejmë mënyra të zgjedhura prej nesh, pa operacione të mëdha ushtarake, për t’i gjurmuar,” tha ai.

Biden premtoi se administrata e tij do të bënte gjithçka për evakuimin e sigurtë të të gjithë amerikanëve të ngelur në vend, përfshi edhe shtimine  forcave të armatosura.

Sulmet kamikaze në Kabul vërtetuan frikrat e Aleatëve se me rikthimin në pushtet të talebanëve, vendi do të kthehej sërish në një qendër të terrorizmit.

Ato ishin një goditje e rëndë për admnistratën Biden, e cila e justifikoi tërheqjen kaotike nga Afganistani me faktin se SHBA-ja e kishte përmbushur misionin e saj për të frenuar terrorizmin.

Në fakt, tashmë, të dyja argumentet e përdorura nga Biden për të justifikuar operacionin e tërheqjes nga vendi kanë rënë brenda një jave.

Në fillim, ai deklaroi se ishte i dertyruar të zbatonte marrëveshjen që ish-presidenti Trump kishte nënshkruar majin e vitit 2020 me talebanët, por më pas, tha se do t’i kishte tërhequr trupat edhe nëse marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar.

Paçka se po përballet me krizën më të madhe në politikën e jashtme amerikane, Biden ka këmbëngulur se nuk janë bërë gabime, duke u përpjekur të pikturojë si “sukses” evakuimin e forcave amerikane dhe aleatët e tyre vendas.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>