Biden prezanton një pjesë të kabinetit të tij

Nga Exit News
Biden prezanton një pjesë të kabinetit të tij

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden ka filluar të emërojë anëtarët e kabinetit të tij të hënën. Ai ka zgjedhur ekspertë me përvojë në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare. Sipas Reuters disa nga emërimet e tij janë:

Sekretar i Shtetit: Anthony Blinken, ish-zëvendës këshilltari për sigurinë në qeverinë e Obamës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare: Jake Sullivan, ish- këshilltari i Biden për sigurinë gjatë presidencës së Obamës, dhe zëvendës shefi i kabinetit të Hillary Clinton.

Sekretari i Sigurisë: Alejandro Mayorkas, avokat me origjinë kubane, emigrant i parë që drejton departamentin e sigurisë. Ai ka qënë shefi i emigracionit në presidencën Obama.

Drejtori i Shërbimeve të Inteligjencës: Avril Haines, Zëvendës këshilltarja e sigurisë kombetare në administratën Obama.

Ambasadore i Kombeve të Bashkuara: Linda Thomas-Greenfield, ish-ambasadore në Afrikë dhe drejtuesja e komitetit amerikan për përgjigjen ndaj Ebolës.

I dërguari special i Presidentit për klimën: John Kerry, ish sekretari i shtetit dhe senator. Ai ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së Parisit, ku Biden kërkon sërish të bëjë pjesë.

Drejtor i kabinetit: Ron Klain, këshilltar i Biden për përgjigjen ndaj pandemisë së Ebolës.

Ndërsa Sekretari i Thesarit, Sekretari i Mbrojtjes, Prokurori i Përgjithshëm, Sekretari i Energjisë, Drejtuesi i Agjensisë së Mbrojtes së Mjedisit, Agjensia Qendrore e Inteligjencës, Shërbimet shëndetësore ende nuk janë emëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>