Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfuqizuan ligjin e ndalimit të emigrantëve meksikanë, e cila detyroi dhjetëra mijëra azilkërkues të presin në Meksikë për çështjet gjyqësore të azilit, të hapura në Amerikë.
Administrata e Presidentit Joe Biden e shfuqizoi ligjin, të njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), pak pasi ai mori detyrën më 20 janar. Që atëherë, më shumë se 11,000 migrantë të regjistruar u lejuan të hyjnë në Amerikë për të ndjekur procedurat e azilit, raporton Reuters.
Republikanët i kritikuan veprimet e Biden, duke thënë se ai inkurajoi rritje të numrit të migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë në muajt e fundit.
Në një urdhër ekzekutiv të 2 shkurtit, Biden bëri thirrje që agjensitë amerikane të rishikojnë programin e emigracionit dhe të marrin në konsideratë shfuqizimin e tij.
Ky ligj u miratua nga administrata Trump për të ndaluar emigracionin.