Biden shfuqizon ligjin e ndalimit të emigrantëve meksikanë në SHBA

Nga Exit News
Biden shfuqizon ligjin e ndalimit të emigrantëve meksikanë në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfuqizuan ligjin e ndalimit të emigrantëve meksikanë,  e cila detyroi dhjetëra mijëra azilkërkues të presin në Meksikë për çështjet gjyqësore të azilit, të hapura në Amerikë.

Administrata e Presidentit Joe Biden e shfuqizoi ligjin, të njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), pak pasi ai mori detyrën më 20 janar. Që atëherë, më shumë se 11,000 migrantë të regjistruar u lejuan të hyjnë në Amerikë për të ndjekur procedurat e azilit, raporton Reuters.

Republikanët i kritikuan veprimet e Biden, duke thënë se ai inkurajoi rritje të numrit të migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë në muajt e fundit.

Në një urdhër ekzekutiv të 2 shkurtit, Biden bëri thirrje që agjensitë amerikane të rishikojnë programin e emigracionit dhe të marrin në konsideratë shfuqizimin e tij.

Ky ligj u miratua nga administrata Trump për të ndaluar emigracionin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>