Presidenti amerikan, Joe Biden foli për mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e procesit të zgjerimit, gjatë një telefonate me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hënën, më 4 tetor.
Sipas një njoftimi për shtyp të botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden riafirmoi angazhimin e tij për të vazhduar zbatimin e rezultateve të Samitit SHBA-BE të qershor. Temat në tryezë gjatë samit përfshinin Këshillin e Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili u takua në Pitsburg në javën e kaluar.
Në qendër të tij ishte qeverisja e tregtisë botërore dhe garancia se teknologjitë në zhvillim do të jenë “të rrënjosura në vlerat demokratike dhe parimet e tregut dhe adresojnë shqetësimet e përbashkëta të zinxhirit të furnizimit”.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu Ballkanin Perëndimor me Biden që përcolli mbështetje të fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e ndau lajmin në llogarinë e saj në Twitter.
In his call with EC President @vonderleyen, @POTUS conveyed strong support for continuing the accession process with countries in the Western Balkans. https://t.co/ZwVEJaJS87
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 5, 2021
Ndërsa komentet e Biden ka të ngjarë të mirëpriten nga vendet e rajonit, në realitet, ato nuk kanë shumë peshë. Interesi i SHBA -së lidhet, kryesisht, me stabilitetin strategjik dhe parandalimin e ndikimit Rusisë dhe Kinës.