Biden urdhëron bllokimin e pronave të personave të korruptuar dhe që prishin stabilitetin në Ballkan

Nga Exit News
Biden urdhëron bllokimin e pronave të personave të korruptuar dhe që prishin stabilitetin në Ballkan

Të gjithë personat, grupet, bizneset dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në SHBA, si dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Vendimi u morr nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, përmes një urdhëri ekzekutiv, të leshuar të martën, i cili ka efekt për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje Hercegovinën, dhe Malin e Zi.

Qeveria e SHBA-ve po kërkon të godasë të gjithë individët që kërkojnë ndryshimin e territorit, konfliktet dhe përcarjet etnike, korrupsionin, minimin e demokracisë.

Në mënyrë specifike urdhëri shënjestron ata persona që shkelin marrëveshjet ndërkombëtare që janë marrë për Ballkanin Perëndimor, të tilla si: Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit, Rezoluta e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për Kosovën 1244, Marrëveshjen për krijimin e Gjykatës së Hagës, Marrëveshjen e Daytonit.

Më poshtë janë disa nga percaktimet e urdhërit:

1 — Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka urdhëruar se të gjitha pasuritë ose interesat mbi pasuritë të ndodhura në SHBA, ose që mund të hyjnë në të ardhmen në SHBA, ose që nga tani e tutje vihen në zotërim ose në kontroll të kujtdo personi të SHBA-ve, që i përkasin personave të meposhtëm, bllokohen dhe nuk mund të transferohen, nuk mund të paguhen pagesat, eksportohen, tërhiqen apo të përdoren për çfarëdolloj marrëveshje, çdo person i caktuar nga Sekretari i Thesari, në konsultim me Sekretarin e Shtetit që:

i — është përgjegjës, apo pjesë, ose është përfshirë direkt ose indirekt në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë, ose integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor.

ii— është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është përfshirë direkt ose indirect në veprime dhe politika që minojnë procesin e demokracisë ose institucionet në Ballkanin Perëndimor.

iii — është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është përfshirë direkt ose indirekt në shkelje, os në veprime që kanë penguar ose kërcënuar zbatimin e sigurisë, paqes, bashkëpunimit, ose marrëveshjet e njohura ose mekanizmin e llogaridhënies në Ballkanit Perëndimor si Marrëveshja e Prespës 2018, Marrëveshja e Ohrit 2001, Rezoluta e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara 1244 për Kosovën, Marrëveshjet e Dayton, ose Përfundimet e Konferencës së Këshillit të Paqes të arritura në Londër në dhjetor 1995, përfshirë vendimin e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit të Zbatimti të Paqes, ose Bordin e Kontrollit, ose Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë, marrëveshjen për Mekanizmin e Gjykatave Kriminale (marrëveshja që rregullon gjykatën ndërkombëtare të krimeve n ëish-Jugosllavi).

iv – është përgjegjës ose bashkëpunëtor në krime kundër njerëzimit në Ballkanin Perëndimor.

v — Është i përfshirë ose bashkëpunëtor ose ka marrë pjesë direkt në korrupsion, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, apo të lidhur në ndonëj mënyrë me qeverinë, të tillë si keqpërdorim i fondeve publike në çfarëdolloj niveli, shpronësim të aseteve private për përfitime personale ose politike, ose rryshfet.

vi — ka asistuar materialisht, sponsorizuarm, ose dhënë para, ose mbështetje materiale ose teknologjike, ose të mira ose shërbime në mbështetje të çdo personi pronat e të cilit dhe interest ne prona janë të bllokuara sipas këtij ligji.

vii — është në pronësi ose të kontrolluar nga, ose që kanë vepruar ose kanë pasur qëllim për të vepruar në emër të, direkt ose indirect, të kujtod personi pronat e të cilit janë bllokuaer sipas këtij urdhëri.

2 — Ndalim përfshin edhe dhurimin ose dhënien e fondeve, të mirave, shërbimeve nga, drejt apo për perfitimin e çdo personi pronat dhe interesat e pronave të të cilit janë të bllokuara nga ky urdhër si dhe marrjen e cdolloj kontributi apo dhënien e fondeve, të të mirave, ose shërbimeve nga çdo person i tillë.

3 — Hyrja e personave me vizë emigranti ose jo, të përshkruar më sipër, sepse përbën dëmtim të interesave të SHBA-ve, prandaj me këtë urdhër ndalohet hyrjen e tyre, me përjashtim të rasteve kur sekretari i shtetit dhe prokurori i përgjithshëm caktojnë se hyrja e tyre nuk bie ndesh me interesin e SHBA-ve. Ky urdhër do të zbatohet edhe në procedurat e miratimit të vizave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>