Biden vendos kufizime për udhëtimet nga Afrika e Jugut, Britania dhe Brazili

Nga Exit News
Biden vendos kufizime për udhëtimet nga Afrika e Jugut, Britania dhe Brazili

Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër që ndalon udhëtimin për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë në SHBA.

Ai ka ndaluar udhëtimet me Afrikën e Jugut, ku është identifikuar një variant i ri i Covid-19.

Biden të hënën rivendosi ndalimin e hyrjes në SHBA për pothuajse të gjithë udhëtarët jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende në Evropë që lejojnë udhëtime përtej kufijve të hapur, raporton Reuters.

Ish Presidenti Donald Trump kishte hequr kufizimet pak para se Biden të merrte detyrën.

“Ne jemi duke shtuar Afrikën e Jugut në listën e kufizuar për shkak të variantit shqetësues të pranishëm që tashmë është përhapur përtej Afrikës së Jugut”, tha Dr. Anne Schuchat, zëvendësdrejtori kryesor i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, në një intervistë të dielën.

Ajo shtoi se agjencia ishte “duke vendosur këtë paketë masash për të mbrojtur amerikanët dhe gjithashtu për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së këtyre varianteve dhe përkeqësimin e pandemisë”.

Biden është duke marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e virusit pasi Trump refuzoi mandatet e ofruara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat aktuale nuk mund të jenë efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që gjithashtu rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrës për Kontrolloin e Sëmundjeve, i thanë Reuters se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve shtesë në listë nëse do ishte e nevojshme.

Varianti i Afrikës së Jugut ende nuk është shfaqur në Shtetet e Bashkuara, por të paktën 20 shtete të SHBA kanë gjetur raste nga varianti i ri i shfaqur në Britani.

Vaksinat aktuale deri më tani kanë qenë efektive ndaj varianti të ri në Britani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>