Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten një sërë sanksionesh ndaj Rusisë pas raportit të muajit të kaluar për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020 në vend, raporton Reuters.
Disa nga masat ishin futja në listën e zezë të disa kompanive ruse, dëbimi i 10 diplomatëve rusë dhe kufizime në tregun e borxhit sovran rus.
Të tjera sanksione mund të vendosen, megjithëse sipas administratës, Biden Uashingtoni nuk dëshironte të përshkallëzonte konfliktin.
Presidenti Joe Biden gjithastu lëshoi një urdhër ekzekutiv që autorizon SHBA-të të sanksionojnë çdo sektor të ekonomisë ruse dhe për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të lëshuar borxhe sovrane.
Thesari gjithashtu renditi 32 subjekte dhe individë për të cilët tha se kishin kryer përpjekje, të drejtuara nga qeveria ruse, për të ndikuar në 2020 të SHBA zgjedhjet presidenciale dhe “akte të tjera të dezinformimit dhe ndërhyrjes“.
Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, Thesari sanksionoi gjithashtu tetë individë të lidhur me konfliktin në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014.
Kremlini e ka mohuar përfshirjen në zgjedhjet e SHBA-ve dhe ka tërhequr ambasadorin rus në vend.
Sanksionet vijnë mbas hezitimit të palës ruse për një takim mes liderave Putin-Biden të mërkurën, pas propozimit të këtij të fundit.
Po ashtu, javën e fundit Rusia është përballur me presion nga NATO dhe aleatët perëndimor për rritje të pranisë ushtarake në Ukrahinën lindore.
Nëdrkohë, të martën zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov u shpreh se Rusia i sheh Shtetet e Bashkuara si “kundërshtarin” e tyre.