Bie numri i të sëmurëve me Covid-19 në Itali, vijon prirja në ulje e viktimave

Nga Exit News
Bie numri i të sëmurëve me Covid-19 në Itali, vijon prirja në ulje e viktimave

Italia raportoi të hënën 454 viktima të tjera ndër pacientët me Covid-19 duke e çuar totalin në 24 114 të vdekur.

Krahasuar me të dielën janë 21 viktima më shumë, por ngjall shpresë fakti se për herë të parë nuk ka shtim të të sëmurëve, por përkundrazi, ulje të tyre.

Në përgjithësi, që prej mesit të muajit shkurt, autoritetet kanë testuar rreth 1,4 milionë njerëz.

Rreth 13 për qind e tyre kanë rezultaur të infektuar – 181 228 persona, prej të cilëve 48 877 janë shëruar, 24 114 kanë vdekur.

Nga totali i rasteve aktive, 108 237 të infektuar, numri është për herë të parë në ulje (20 më pak se të dielën), çka tregon se epidemia dalë ngadalë po kalon në prirje të përmbajtshme të rasteve.

Prej 12 prillit (431 viktima) Italia po shënon prirje të përmbajtur të numrit të viktimave, krahasuar me fundmarsin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>