Bie numri i vdekjeve nga Covid-19 në Francë dhe Itali

Nga Exit News
Bie numri i vdekjeve nga Covid-19 në Francë dhe Itali

Franca dhe Italia konfirmuan të dielën prirjen në rënie të viktimave nga epidemia e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit autoritetet franceze raportuan 395 vdekje mes pacientëve me Covid-19. Një rënie që vazhdon prej 5 ditësh.

Në total numri i viktimave ka vajtur në 19 778 – 177 mijë totali i të infektuarve.

Optimiste për situatën është fakti se për të 11-ën ditë radhazi numri i personave në terapi intensive po bie – aktualisht janë 5 744 të sëmurë që kanë nevojë për kujdes të specializuar.

Totali i të infektuarve në Francë është rreth 176 mijë persona.

Paralelisht, autoritetet italiane raportuan të dielën 433 viktima të tjera ndër pacientët me Covid-19 duke e çuar totalin në 23 660 të vdekur nga epidemia – 178 972 totali i të infektuarve.

Prej 12 prillit (431 viktima) Italia po shënon prirje të përmbajtur të numrit të viktimave.

Po kështu numri i të shëruarve po vazhdon të rritet, vetëm 24 orët e fundit u raportuan 2 128 pacientë të shëruar duke e çuar totalin në 47 055.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>