Investimet në infrastukturën rrugore nuk janë pjesë e fushatave elekorale të partive kryesore. Opozita nuk i ka përmendur, ndërsa kryeministri Rama duket i tërhequr më shumë pas projekteve të porteve dhe aeroportëve.
Gjatë emisionit “Me Pak Fjalë” u dha një panoramë se si ka ndryshuar investimi në infrastukturën rrugore në Shqipëri.
Gjatë viteve 1997-2002, u bënë një sërë rrugësh përfshi Tiranë – Durrës, Durrës–Lushnjë, Librazhd– Qafëthanë, etj.
Megjithatë, rrugët do të bëheshin prioritet kombëtar gjatë qeverisjes së PD.
Buxheti i qeverisë Berisha gjatë 8 viteve për infrastukturën rrugore ishte mbi 306 miliardë lekë, rreth 2,3 miliardë euro.
Gjithësej u ndërtuan rreth 2 mijë kilometra rrugë kombëtare ndër të cilat, tre krijuan përfitime të mëdha kombëtare: Milot-Morinë dhe tuneli i Kalimashit, Elbasan-Tiranë dhe tuneli i Krrabës dhe autostrada Levan-Vlorë.
Pas vitit 2013, vëmendja e buxhetit të shtetit për rrugët ra. Buxheti i qeverisë Rama për rrugët ka qenë rreth 164 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro.
Nga 2014 – 2020 janë ndërtuar vetëm 340 km rrugë ku dallohen: Përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe by-passi i Fierit.
Me një buxhet sa gjysma e 8 viteve më parë janë ndërtuar rreth 6.5 herë më pak kilometra rrugë kombëtare.
Strategjia e kryeministrit Rama për rrugët ka qenë ndërtimi i tyre me anë të skemave të partneritetit publik-privat.
Megjithatë këto formula nuk janë PPP të mirëfillta pasi merr të gjithë rrezikun e investimit përsipër dhe shpesh këto rrugë kanë kosto më të lartë duke rënduar buxhetin e shtetit dhe qyetetarët.
Mungesa e vëmendjes për investimet rrugore reflektohet edhe në vlerësimin e “World Economic Forum” i cili ka një indeks për cilësinë e infrastukturës rrugore që publikohet çdo vit. Ky indeks ishte 1.9 në vitin 2006. Ai u rrit deri në 4.3 në vitin 2012 ndërsa në 2013 ra në 3.9. Indeksi u rrit lehtë në vitet në vazhdim por megjithatë në vitin 2019 ai vijon të jetë 3.9, që do të thotë se kemi patur një ‘stanjacion’ investimesh në këtë sektor gjatë qeverisjes së PS.
Shqipëria ka nevojë për rrugë, për autostrada të vërteta të nivelit europian. Nëse investohet në to, do t’i japim një shtysë të madhe ekonomsië për të përdorur ndër të tjera avantazhin e madh që na jep pozita gjeografike dhe qenia buzë detit.