Vlera e aksioneve të kompanive kryesore të prodhimit të marjuanës për qëllime shëndetësore ose argëtimi në SHBA ka rënë, pas legalizimit të marjuanës nga disa shtete të tjera.
Të martën, Arizona, Montana, New Jersey dhe Dakota e Jugut legalizuan marjuanën, duke ju bashkuar 12 shteteve të tjera.
“Ky vendim do të sjellë dhjetra mijëra arrestime më pak, vende të reja pune, dhe rritje të sigurisë publike”, tha drejtori i Shoqatës Kombëtare të Kanabisit Aaron Smith, në një deklaratë për shtyp.
Aksionet e kompanive Canopy Growth, Aurora Cannabis, Tilray, dhe Cronos ranë të paktën me 8% të mërkurën.