Bie vlera e Twitter dhe Facebook në bursë pas pezullimit të Tramp

Nga Exit News
Bie vlera e Twitter dhe Facebook në bursë pas pezullimit të Tramp

Aksionet e Facebook dhe Twitter kanë pësuar rënie në bursën e “Wall Street” pas vendimit për të pezulluar llogarinë e presidentit Tramp.

Vlera e aksioneve të Twitter kishte rënë 10% në nisje të ditës së sotme ndërsa Facebook kishte rënë me 3.2%.

Në një hark prej dy ditësh, Twitter dhe Facebook platformat kryesore të mediave sociale të Tramp, morën masa për të pezulluar llogaritë personale të presidentit ose komunitetet në internet kushtuar tij, duke përmendur rregulla që ndalojnë përmbajtjen që nxit dhunë.

Por largimi i presidentit Tramp nga rrjetet sociale është parë me dyshim dhe ka ngritur pyetje rreth lirisë së shprehjes, censurës dhe fuqisë së kompanive të mediave sociale.

Gjatë zgjedhjeve në SHBA, në mënyrë të përsëritur Twitter ka shenjuar postimet e presidentit Tramp kur ai pretendonte se zgjedhjet ishin vjedhur se dhe se i kishte fituar ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>