Shitjet me pakicë në vend kanë rënë me 8.3 përqind në tremujorin e dytë të 2020, sipas të dhënave të INSTAT. Gjithashtu ka pasur një rregullim sezonal të volumit të shitjeve nga një tremujor në tjetrin me 6 përqind.
Në krahasim me tremujorin e dytë të 2019, tregtia me pakicë ka rënë me 4.5 perqind, duke përjashtuar këtu të dhënat e shitjes me pakicë të karburantit.
Shitjet e ushqimeve, pijeve dhe cigareve janë rritur me 1.4 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019.
Shitjet e produkteve jo ushqimore kanë rënë më 8.7 përqind, në krahasim me 2019, ndërsa shitjet me pakicë të karburantit të makinave kanë rënë në 18.3 përqind.
Nga 12 marsi e deri më 18 maj bizneset jo të domosdoshme u mbyllën për shkak të Covid19. Ato rinisën hapjen graduale në 18 maj duke u hapur plotësisht në qershor.