Bien rastet e koronavirusit në Angli

Nga Exit News
Bien rastet e koronavirusit në Angli

Shifrat e rasteve të reja me Covid-19 kanë rënë në të gjitha rajonet e Anglisë, raporton The Guardian.

Sipas raportit të fundit të mbikëqyrjes javore nga Shëndetësia Publike në rajonet Jorkshire dhe Humber incidenca ishte 57.4 për 100,000 njerëz – niveli më i lartë i çdo rajoni, –  por më i uilët se 68.5 javën e shkuar.

Ndërkohë, East Midlands regjistroi normën e dytë më të lartë 34.9, nga 44.4 që ishte më parë.

Në fund ishte Anglia Jug-perëndimore që regjistroi normën më të ulët, 12.8, duke shënuar sërish rënie nga java e mëparshme, që ishte 15.3.

Britania ka udhëhequr një fushatë të suksesshme të vaksinimit muajt e fundit.

Ajo ka vaksinaur javën e fundi të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe shpreson që deri në korrik të ketë vaksinuar të gjithë të rriturit.

Deri tani mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>