Bilanci alarmant i Shqipërisë, në 30 ditë kapen 24 tonë kanabis

Bilanci alarmant i Shqipërisë, në 30 ditë kapen 24 tonë kanabis

Rreth 24 tonë kanabis sativa janë kapur dhe 5379  rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia vetëm në 30 ditët e fundit.

Kështu:

Në gusht:

2 tonë kanabis u kapën në një skaf në ishullin Kithira, ku u arrestuan një shqiptar dhe një italian;

Dy trafikantë shqiptar që po transportonin 2,5 tonë kanabis janë arrestuar më 4 gusht nga Guardia di Finanza italiane, 30 milje larg bregut të Viestes;

156 kilogramë kanabis u kapën nga Policia greke në bagazhet e një shtetasi shqiptar;

25 kilogramë kanabis u kapën nga policia greke në aksin rrugor Trikala-Larisa;

55 kilogramë kanabis u kapën në Tiranë;

75 kilogramë kanabis u kapën në Vlorë;

2,2 tonë kanabis inisur nga Shqipëria u kapën nga policia e Malit të Zi dhe Guardia di Finanza;

10 kilogramë kanabis u kapën në portin e Barit në bagazhin e makinës së një shqiptari.

Në korrik:

15,3 tonë kanabis u zbuluan në fshatin Llakatund të Vlorës, ku u zbulua dhe një parcelë më 260 rrënjë kanabis;

120 rrënjë kanabis u asgjësuan në një zonë të pyllëzuar të Tropojës;

1,3 tonë kanabisit u kapën në Kavajë gjatë momentin të transportimit nga një fshat në tjetrin;

40 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Vlorës në fshatin Drithas;

1785 bimë kanabis sativa u dogjën nga policia në qarkun e Shkodrës;

120 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan në Tropojë;

32 kilogramë kanabis dhe 4 kilogramë heroinë u kapën në pikën kufitare me Malin e Zi;

71 kilogramë kanabis u kapën në fshatin Golem të Gjirokastrës;

210 kilogramë kanabis sativa u gjendën në shtratin e lumit Shushicë në Vlorë;

5 kilogramë kanabis u gjetën në Gjirokastër;

3,25 kilogramë kanabis u kapën nga Policia e Dibrës;

4,6 kilogramë kanabis sativa u kapën në Portin e Durrësit;

15 kilogramë kanabis sativa u kapën në Përmet;

27 kilogramë kanabis sativa u kapën në Vlorë:

1500 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan në Gjirokastër;

650 bimë kanabis u asgjësuan në fshatin Gusmar të Tepelenës;

210 bimë kanabis u asgjësuan në Vaun e Dejës;

507 bimë kanabis u asgjësuan në Krujë;

227 bimë kanabis u asgjësuan në fshatin Shkretë.

Pak javë më parë, ministri Demiraj, pas një inspektimi ajror, deklaroi se nuk ka kultivim në mase të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.

Po ashtu dhe Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari deklaroi se nga janari në korrik 2017, kultivimi i kanabisit është ulur më 17 herë në krahasim më të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rasti i Llakatundit e Kavajës, rastet e muajve të fundit, si dhe raportimet e ndërkombëtarëve nuk duket se mbështesin pretendimet e zyrtarëve të lartë.

Dy javë më parë Kryeministri Rama njoftoi “nisjen e një aksioni mbarëkombëtar kundër kanabisit” duke deklaruar dhe se policia zotëronte një listë me 124 persona të dyshuar si narkotrafikantë. Kjo listë ende nuk është bërë publike ose nuk i është ofruar Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia shqiptare ka munguar në aksionin e 4 gushtit të udhëhequr nga Guardia di Finanza.

Kryeministri Rama ka deklaruar se këtë vit “do t’i vihet një herë e mirë kapaku këtij fenomeni”, por duket se ka ende shumë punë për tu bërë si me pastrimin e radhëve të policisë, ashtu dhe me asgjësimin e parcelave të kanabisit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>