Bilanci i Ministrisë së Brendshme, 3224 persona të shpërngulur, 1183 shtëpi të shembura

Bilanci i Ministrisë së Brendshme, 3224 persona të shpërngulur, 1183 shtëpi të shembura

Ministria e Brendshme njoftoi sot qytetarët për bilancin e deritanishëm të dëmeve në ndërtesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 12 të ditës së sotme, 3 dhjetor 2019, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se në total janë shembur 1183 shtëpi, janë dëmtuar rëndë 5497, ndërsa 3520 shtëpi janë dëmtuar lehtë.

Për sa i përket pallateve, 558 janë të dëmtuar rëndë dhe 335 të dëmtuar lehtë.

Po ashtu janë dëmtuar 28 shkolla, 2 qendra shëndetësore dhe 15 kabina elektrike.

Më poshtë gjeni përmbledhjen e dëmeve, raportuar nga Zonja Voda:

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

Qarqet më të dëmtuara janë Durrësi, Tirana dhe Lezha.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime janë Dibra, Kukësi, Fieri, Elbasani, Berati.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani është si më poshtë:

  • Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2);
  • Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34);
  • Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248);
  • Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1);
  • Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7);
  • Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9);
  • Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë);
  • Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë);
  • Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

  • Të shpërngulur në total janë 3224 persona;
  • Të strehuar në hotele janë 1961 persona;
  • Të strehuar në çadra janë 964 persona;
  • Të strehuar në qendra sociale 867 persona;
  • Në total janë 2525 familje.

Objektet e shembura

Në qarkun Durrës për periudhën 29 nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

  • 9 objekte në Durrës;
  • 8 objekte në Thumanë.

Janë në proces prishje në total 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

  • Akualisht po përgatiten për prishje 2 objekte, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës.
  • Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës.
  • Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”).
  • Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”.
  • Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe).

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
  • Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të fillojë puna për prishjen një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>