Bilanci paraprak: 237 pallate e 940 shtëpi të dëmtuara, 5 240 persona të pastrehë

Nga Stafi i Exit
Bilanci paraprak: 237 pallate e 940 shtëpi të dëmtuara, 5 240 persona të pastrehë

237 pallate dhe 940 shtëpi të dëmtuara dhe 5,240 njerëz të pastrehë, ky është bilanci paraprak i raportuar nga qeveria për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Kryeministri Rama njoftoi shifrat dhe theksoi se “ky bilanc duhet të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë raportimeve”. Kryeministri njoftoi se:

Në Durrës, janë dëmtuar 176 pallate; 701 banesa, 12 prej të cilave të shkatërruara plotësisht; dhe 1,260 persona janë shpërngulur, 625 prej tyre janë strehuar në hotele dhe 360 të tjerë në palestrat e shkollave.

Në Tiranë, janë dëmtuar  61 pallate, 8 prej të cilëve të pabanueshme; 239 banesa të dëmtuara, prej të cilave 15  të pabanueshme; dhe 3,480 persona janë të pastrehë. Qytetarët e Tiranës, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, janë sistemuar në qendrat sociale, ose pranë familjarëve jashtë Tiranës.

Në Thumanë rreth 500 njerëz janë vendosur në çadra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>