Bill Gates do të financojë 7 projekte të zhvillimit të vaksinës kundër Covid-19

Nga Exit News
Bill Gates do të financojë 7 projekte të zhvillimit të vaksinës kundër Covid-19

Themelues i Microsoftit, Bill Gates, do të financojë 7 projekte të zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit.

Gates e bëri këtë zotim gjatë një interviste për The Daily Show të Trevor Noah. Ai u shpreh se përmes këtij kontributi do të mund të shkurtonte kohë të ndjeshme në luftën kundër pandemisë.

“Paratë mund të përshpetojnë gjërat. Edhe pse në fund ne do të përzgjedhim vetëm 2 prej projekteve, ne [Fondacioni Bill & Melinda Gates] do t’i financojmë të 7-ta projektet, kjo në mënyrë që të mos humbet kohë në vazhdim duke pritur se cila vaksinë do të bëjë e më pas të ndërtohen fabrikat”.

Ky zotim nënkupton solidaritet edhe më të madh nga Fondacioni i Bill e Melinda Gates, që deri më sot kanë kontrbiuuar me 100 milionë dollarë në hulumtimet për Covid-19.

Në deklarata të shkuara Gates ka mbështetur masat kufizuese të ndërmarra në botë dhe ka kërkuar që të tilla masa t’i ndërmarrin edhe SHBA-të.

Së fundmi ai është shprehur optimist se skenarët më të këqinj të pandemisë nuk kanë për të ndodhur.

Gates, 64 vjeç, hamendësohet se ka një pasuri prej rreth 100 miliardë dollarësh. Prej vitit 2006 ai është shkëputur nga drejtimi i plotë i Microsoftit për t’iu përkushtuar plotësisht filantropisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>