Bindja Demokratike padi në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e nenit të ndarjes së mandateve brenda koalicionit

Nga Exit News
Bindja Demokratike padi në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e nenit të ndarjes së mandateve brenda koalicionit

Bindja Demokratike paraqiti të martën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon ndarjen e mandateve brenda koalicionit.

Përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj argumetoi se ky nen cenon barazinë e votës si dhe shkel parimin e listës së hapur.

Ai tha se ky nen bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

“Tani mbetet në dorë në Gjykatës Kushtetuese për ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë, në mënyrë që t’i paraprihet aplikimit të Kodit Elektoral, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Me dorëzim e kësaj kërkese Bindja Demokratike përmbush një detyrim përpara vendit dhe qytetarëve shqiptarë, në funksion të objektivit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i cili cenohet rëndë nga neni 163 i Kodit Zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e Edi Ramës” u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>