Bino: Testet për antitrupa do të fillojnë në dy qytete

Bino: Testet për antitrupa do të fillojnë në dy qytete

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino shpjegoi si do të fillojë testimi i qytetarëve për antitrupa ndaj koronavirusit.

“Kemi parashikuar të bëjmë teste për antitrupa në dy qytete të mëdha që përfaqësojnë një vend me shumë raste dhe një me pak raste.

Kjo do të fillojë shumë shpejt.” – tha Bino në “Open”.

Ajo theksoi se këto teste nuk tregojnë se jemi plotësisht të mbrojtur ndaj virusit.

Koronavirusi mendohet se ka një kohë imuniteti shumë të shkurtër, përfundoi Bino.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>