BIRN: Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Nga Besar Likmeta
BIRN: Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Në një investigim të gazetarit Besar Likmeta, të botuar në Reporter.al ditën e mërkurën, raportohet se aksioneri më i madh i koncesionit të hemodializës Evita Sh.p.k është shitur për një vlerë prej 30 milionë lekë. Kontrata koncesionare e vlerësuar nga ministria e Shëndetësisë me vlerë 86 milionë USD për një periudhë 10-vjeçare – u shit në fund të shtatorit 2016.

Dy aksionerët e rinj janë Rasim Hamazaraj dhe Ertel Kërçuku. Kompania Evita zotëronte 85 për qind të aksioneve të koncesionarit dhe 15 për qind e tyre janë në pronësi të Spitalit Amerikan.

Aksioneri i ri, Rasim Hamzaraj është administrator i firmës farmaceutike Megapharm Sh.p.k, e njohur për lidhjet e saj me qeverinë.

Shitja e aksioneve vjen pas aksidentit të ndodhur në korrik të vitit 2016, ku si pasojë e një zjarrëvënie katër persona humbën jetën në klinikën e hemodializës në Spitalin Amerikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>