
Qeveria ka pezulluar pagesën për 4 konçesione. BIRN shkruan se qeveria ka shtyrë pagesën për konçësionin e Rapiskanit, Rrugën e Arbrit, konçesionin e shkollave të Tiranës, inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
Vlera e tyre shkon në 3,5 miliardë lekë, ose 24 përqind të paketës së ndihmës sociale anti-covid, të miratuar nga qeveria. Këto fonde do të mbulojnë pjesën më të madhe të shumës prej 7 miliardë lekë për të paguar 176 mijë punonjës.
Gjithashtu, më 19 mars, Kryeministri Edi Rama deklaroi se konçesioni i Check-Up, rruga Milot-Balldren, Rruga Orikum-Dukat dhe konçesioni i laboratorëve janë pezulluar për këtë vit.