Bisedimet me Greqinë, Presidenti Meta: Bashkëpunimi me ministrinë ishte i dobishëm

Bisedimet me Greqinë, Presidenti Meta: Bashkëpunimi me ministrinë ishte i dobishëm

Presidenti Ilir Meta, një ditë pas dhënies së autorizimit Ministrit Bushati për marrëveshjen e detit me Greqinë, e ka quajtur bashkëpunimin me ministrinë të dobishëm dhe produktiv:

“Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese.”

Grupit negociator të propozuar nga Ministria e Jashtme do t’i bashkohet dhe Ksenofon Kristafin,  ish drejtues i Drejtorisë së Çështjeve Juridike në MPJ. Lidhur me Zotin Kristafi, Presidenti Meta u shpreh:

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare por edhe me mjaft eksperiencë për raste të tilla.”

Presidenti Meta i dha dje autorizimin Ministrit Bushati lidhur me plotfuqishmërinë për negociatat për kufirin detar me Greqinë.

Më herët, presidenti refuzoi dy herë kërkesën e Ministrit Bushati pasi dokumentacioni i përgatitur nga ministria nuk ishte i plotë, siç e parashikon Kushtetuta dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të 2010-ës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>