
Bizneset përfitues të paketës së dytë të ndihmës financiare të qeverisë kanë afat të aplikojnë deri në datën 5 qershor. Aplikimi mund të bëhet në llogarinë e deklarimit elektronik nga subjektet punëdhënës.
Deri më tani, sipas Ministres së Financave Denaj 87 për qind e subjekteve kanë aplikuar për të përfituar pagën prej 40 mijë lekësh.
Qeveria gjithashtu ka lajmëruar se bizneset, të cilat nuk aplikojnë do të gjobiten me 50 mijë lek. Ndërsa, punonjësit e tyre do të paguhen automatikisht nga qeveria.