Të gjithë bizneset e vogla të cilët janë mbyllur për shkak të masave kundër koronavirusit dhe studentët që jetojnë me qira, nuk të paguajnë qiratë deri në një afat të dytë.
Kjo masë megjithëse duket se do të ndihmojë biznesin e vogël, rëndon mbi të gjitha ato familje që jetojnë me të ardhurat nga qiratë.
Me një postim në Facebook, kryeministri Rama njoftoi se kjo masë është vendosur më akt normativ. Ai ftoi qirapaguesit që të denoncojnë pronarët e ambieteve me qira në rast se ata këmbëngulin të marrin paratë.
Çdo pronar që do të kapet në shkelje të aktit normativ do të gjobitet me një gjobë sa 5-fishi i vlerës së qirasë.
Në Kosovë, për shembull, qeveria do të subvencionojë bizneset e vogla dhe të mesme për shpenzimet e qirasë deri në 50 për qind, duke mos ia lënë barrën as bizneseve dhe as pronarëve të ambienteve.