Bizneset përshtaten: një listë restorantesh dhe dyqanesh që ju ofrojnë dërgesa në shtëpi

Nga Exit News
Bizneset përshtaten: një listë restorantesh dhe dyqanesh që ju ofrojnë dërgesa në shtëpi

Një pjesë e kompanive që ofrojnë ushqim dhe shërbime të tjera për individë dhe familje kanë rifilluar punën  duke përqafuar shërbimin e produkteve përmes dërgesave në shtëpi.

Sot në Tiranë mund të porosisësh dhe të marrësh në shtëpi vakte të gatuara, ushqime, kafe dhe pije, ilaçe, produkte elektronike, libra, produkte shëndeti, veshje, pastrim rrobash dhe tapetesh, etj.

Exit.al ofron më poshtë një listë jo shteruese të ofruesve të këtyre shërbimeve në Tiranë. Jemi të bindur se ka restorante dhe njësi të tjera shitjeje që janë hapur, por që ne nuk arritëm që t’i hulumtojmë në kohë për këtë artikull.

Restorantet dhe ushqimet e gatshme

Në Tiranë mund të porosisësh vakte nga shumë restorante, përmes telefonit ose online, duke kontaktuar direkt restorantet ose përmes shërbimit të dërgesave Baboon.

Për shërbimin Baboon porositë bëhen ose onlinë në faqen në rrjet ose përmes aplikacionit që mund të shkarkohet për telefonat iPhone këtu dhe telefonat Android këtu.

Restorantet

Restorant Berlini — Ofron shërbim dërgese direkt nga ora 12:00 deri në orën 18:00. Për porosi mund të telefononi në numrin 04 226 0737.

Restorant Fiore — Ofron shërbim dërgese direkt ose nëpërmjet shërbimit Baboon. Për të porositur direkt telefononi në numrin 04 223 6394.

Restorant PaneVino  — Ofron shërbim dërgese direkt ose përmes shërbimit Baboon. Për të porositur direkt telefononi në numrat 068 80 60 800 0422 55 512

Restorant Bufe — Ofron shërbim dërgese direkt ose nëpërmjet shërbimit Baboon. Për të porositur direkt telefononi në numrin 069 318 1149.

Restoranti Mystic — Ofron shërbim dërgese direkt. Për të porositur telefononi në numrat 069 220 2862 dhe 069 911 1180. Restoranti ka një faqe në Instagram ku ju mund të shikoni menunë.

Restorant Korçarka — Ofron gatime tipike shqiptare. Ofron shërbim dërgese direkte. Për të porositur telefononi në numrin 04 453 1381.

Restorant Mado — Ofron kuzhinë sushi dhe japoneze. Ofron dergesë përmes shërbimit Baboon.

Ushqimi i shpejtë

Haburger Tirana — Ofron sanduiçë dhe hamburgera të të gjitha llojeve. Ofron shërbim dërgese. Për të porositur telefononi në numrat 04 453 1381 ose 069 307 7444.

Proper Pizza —Ofron shërbim dërgese në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë. Për të porositur në Tiranë, telefononi në numrin numrin 069 777 8888.  Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen në Facebook.

KFC — Ofron dërgesë përmes shërbimit Baboon.

OPA — Kuzhinë greke dhe mesdhetare. Ofron dergesë përmes shërbimit Baboon.

Pastiçeri dhe ëmbëltore

Pasticeri Pastelitos — Ofron dërgesa me shërbimin Baboon nga ora 08:00 deri në 16:00. Mund të porositet gjtihashtu nga Instagram.

Pasticeri Nefeli — Ofron dërgesa direkte çdo ditë para orës 10:00, ose të nesërmen.  Mund të porositet në Instagram, Facebook dhe në numrin Whatsapp 067 208 6620.

Bar-Kafe

Mulliri i vjetër — ofron kafe dhe pije të tjera. Mund të porosisni në faqen online të rrjetit.

Ushqimore

Arka e Shijes Shqiptare — Ofron produkte bujqësore nga fermat e vendit. Për të porositur telefononi në numrin 069 557 0184.

Arabian Bakery — Ofron bukë dhe produkte arabe. Porosisni direkt në numrin 069 208 8005.

Gjithashtu, dërgesa në shtëpi ofrojnë të gjtiha këto amrkete, të dhënat e të cilave i gjeni në faqet në rrjet: Conad; Big Market; Spar; Eco Market; AlbMarketFerma Jonë, One Stop; KMY; EHW; Baronesha.

Dyqane për produkte shtëpiake dhe përdorim personale

Dyqanet me produkte elektronike dhe të tjera shtëpiake: Globe.al, Shpresa.al, Neptun.al

Disa dyqanet të veshmbathjeve, tek të cilat prorositë bëhen kryesisht në Instagram: Zara; Zona Outlet; Outleti në Bllok; Helma Boutique; Mimi Store; Yamamay.

Dyqanet e mobiljeve: Best Seller Albania; Jysk; Megatek.

Dyqanet e materialeve tekstile për shtëpinë: Cotton Home; Taç.

Dyqanet e larjes së tapeteve: larjetapesh express dhe lavanteri elite.

Produkte për kujdesin e lekurës, produkte kozmetike, parfumeri: Well Albania; HoneyBee.al; Biologique Recherce; Mac; Maison de Parfum; Cryptic.

Dyqan me lodra për fëmijët: Lillypop, vizitoni faqen zyrtare në Instagram Lillypop.store.

Dyqane lulesh: Silvi Flowers dhe Belfiore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>