Bizneset preferojnë largimet nga puna përpara huasë me garanci sovrane

Nga Exit News
Bizneset preferojnë largimet nga puna përpara huasë me garanci sovrane

Bizneset preferojnë të shpenzojnë kursimet e tyre dhe të largojnë punonjësit nga puna përpara se të marrin një kredi me garanci sovrane.

Kështu i kanë treguar bizneset Këshillit të Investimeve në anketën e kryer mes muajve mars dhe maj 2020.

Gjetjet tregojnë se pavarësisht garancive sovrane të ofruara nga qeveria, bizneset preferojnë të përdorin kursimet e tyre ose të ulin kostot e biznesit për të vijuar punën.

Marrja e kredisë shihet nga ta si mundësi e tretë, vetëm nëse shpenzimi i kursimeve të mbledhura,  largimi nga puna i punonjësve apo shkurtimi i prodhimit nuk janë të mjaftueshme.

Problemi kryesor i tyre gjatë kësaj periudhë ka qënë mungesa e likuiditetit dhe pamundësia për të paguar punonjësit.

Raporti tregon se 47% e bizneseve u mbyllën plotësisht gjatë periudhës së Covid-19 në Shqipëri.

Vetëm 33% e kompanive përdorën lejet e zakonshme të punonjësve ose punën nga shtëpia gjatë karantinës, ndërkohë që pjesa tjetër larguan punonjësit nga puna (67% e ndwrmarrjeve të mëdha).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>