Bizneset që nuk do të rimëkëmben pa zbulimin e vaksinës

Nga Exit News
Bizneset që nuk do të rimëkëmben pa zbulimin e vaksinës

Industritë, të cilat mund të rimëkëmbeshin pasi u hoqën bllokimet fillestare të koronavirusit, tani nuk ka gjasa të rikthehen derisa të zbulohet një vaksinë.

Në mungesë të një vaksine të miratuar gjerësisht, bizneset në argëtim, udhëtimet, restorantet dhe industri të tjera po përpiqen të kapërcejnë skepticizmin e konsumatorit rreth aktiviteteve të brendshme – madje edhe me protokollet e reja të sigurisë në vend.

Me përjashtim të kompanive të famakologjisë, dhe kujdesit spitalor, sektori industrial – i cili përfshin linjat ajrore, shërbimet tregtare dhe furnizuesit dhe prodhimtarinë bënë thirrje për zbulimin e një vaksine, sepse rëniet kanë vazhduar.

Argëtim

Industria e filmit shpresonte që filma të mëdhenj  si “Tenet” do t’i joshnin njerëzit, duke i rikthyer në kinema, këtë verë. Por kjo nuk ndodhim, dhe të ardhurat e pakta e detyruan Warner Bros të shtyjë publikimin e filmave të rinj për në 2021.

Ndërkohë, eksportuesit e filmave si Regal po mbyllin qindra salla kinemaja. Ndërsa, në të gjithë botën ka shumë teatro dhe kinema që po mbyllen.

Udhëtimet dhe turizmi

Industritë e mbështetura në turizëm, përfshirë hotelet, nuk priten të rimëkëmben shpejt. Kompania Disney njoftoi se ka pushuar nga puna 28,000 njerëz për shkak të numrit të ulët të vizitorëve në paqet e saj.

Anijet e mëdha të lundrimit kanë mbyllur të gjitha udhëtimet deri në vitin 2021.

Linjat ajrore po pushojnë nga puna mijëra punonjës. Ato po bëjnë fushata informimi për të rritur besimin e qytetarëve në udhëtime.

Bare dhe restorante

Restorantet kanë rifituar me sukses klientët. Ato po respektojnë protokollet shëndetësore, dhe ulja e kapaciteteve është i vetmi problem.

Baret po falimentojnë dhe duket se nuk do të ngrihen, duke qënë se shifrat tregojnë se ato janë një nga përhapësit më të shpejtë të COVID-19.

Rekreacion

Palestrat kanë filluar të rihapen me kufizime në të gjitha vendet, por shumë janë detyruar të mbyllen përgjithmonë për shkak të koronavirusit.

 

Publikuar në Axios.com/Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>