Biznesi i vogël nuk do të paguaj më tatim-fitim, ligji do të miratohet deri në korrik

Nga Exit News
Biznesi i vogël nuk do të paguaj më tatim-fitim, ligji do të miratohet deri në korrik

Brenda korrikut, qeveria do të miratojë ligjin për heqjen e tatim-fitimit për bizneset e vogla deri në vitin 2029. Qeveria, gjithashtu po shqyrton edhe heqjen e TVSH-së për bizneset e vogla.

“Afatet do i themi më tutje dhe limitin, dmth kufirin e xhiros dhe për sa vite. Kjo do bëhet me ligj në parlament jo në programin elektoral me shkrim”, tha kryeministri Rama në një konferencë për shtyp me Ministrin e Financave Denaj dhe të Koronavirusit dhe Rindërtimit Ahmetaj.

“Falë të djeshmes mund të them po se jemi në pozitën që brenda këtij sesioni të kuvendit, biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>