Biznesi i vogël proteston kundër rritjes së taksave vendore

Sot, sipërmarrësit e vegjël protestuan përpara Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së taksave vendore. Ato deklaruan se këto taksa janë rritur me 15 për qind, me propozimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj miratoi, më datë 30 dhjetor 2015, disa ndryshime në taksat vendore, që prekin drejtë për drejtë bizneset e vegjël. Dy më kryesoret janë rritja e taksës se tabelave identifikuese dhe reklamuese të biznesit, dhe rritja e tarifave për shfrytëzimin e hapësirave publike. Bizneset u ankuan gjithashtu dhe për parregullësi në faturat e ujit.

Sipërmarrësit e vegjël lajmëruan se ditën e martë, në 23 shkurt, do të ketë një protestë tjetër kundër Kryebashkiakut Veliaj.

 

Për më tepër lexoni:

Kryebashkiaku Veliaj propozon ndryshimin e taksave vendore

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>