Vijojnë protestat kundër presidentit Aleksandër Lukashenko në Bjellorusi, ku policia ka përdorur granada tronditëse dhe ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi gjatë marshimit në Minsk ditën e djelë.
Kjo është java e 12 e protestave në Bjellorusi, të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që shpallën Lukashenkon fitimtar të një tjetër mandati.
Gjatë javës së kaluar Lukashenko mbylli pjesërisht kufirin me perëndimin, zëvendësoi ministrin e tij të brendshëm dhe tha se kushdo protestues që prek me dorë policinë duhet të paktën “të largohet me duar të prera”.
Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit kanë kërcënuar me përdorim të armëve të zjarrit në rast se do të duhet.